Tifozët e Romës rebelohen kundër legjendës së Juventusit: Mos eja këtu, je i vjetër dhe i konsumuar

Leonardo Bonucci nuk i ka dalë mirë transferimi në Gjermani dhe nuk është as në planin e dytë të trajnerit kroat Nenad Bjelica. Leonardo Bonucci pati kulmin e karrierës te Juventusi dhe pasi i skadoi kontrata, vendosi të shkojë në Gjermani dhe të provojë fatin atje. Megjithatë, ai nuk ia doli mirë atje dhe është…

Sport

27/12/2023 16:17

Leonardo Bonucci nuk i ka dalë mirë transferimi në Gjermani dhe nuk është as në planin e dytë të trajnerit kroat Nenad Bjelica.

Leonardo Bonucci pati kulmin e karrierës te Juventusi dhe pasi i skadoi kontrata, vendosi të shkojë në Gjermani dhe të provojë fatin atje. Megjithatë, ai nuk ia doli mirë atje dhe është ulur në stol për gjashtë muajt e fundit, përcjell lajmi.net.

Duke qenë se Gjermania nuk i pëlqente shumë, gjithnjë e më shumë po përflitet sesi Bonucci do të rikthehet në Itali. Më i interesuari për të sjellë mbrojtësin legjendar është Roma, por jo tifozët e saj.

Bonucci ka postuar një foto Krishtlindjesh në profilin e tij në Instagram dhe fansat e Romës e kanë mbushur me komente negative.

“Mos guxoni të vini te Roma”, “Ai është një lojtar i pensionuar që mishëroi shpirtin e Juventusit për të fituar me çdo kusht, qoftë edhe duke mashtruar”, “I vjetër, i përdorur dhe gjithmonë i thyer”, janë vetëm disa nga komentet drejtuar Bonuccit./Lajmi.net/