Tifozët e Milan kanë një mesazh për lojtarët dhe bordin drejtues

Tifozët e skuadrës së Milan kanë dhënë një mesazh të qartë për lojtarët dhe bordin drejtues të skuadrës.

Sport

20/10/2019 20:49

Milan nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Serie A, duke bërë që të shkarkohet edhe trajneri Marco Giampaolo.

Tashmë në stolin e skuadrës së Milan ka një tjetër emër, por mllefi i tifozëve nuk ka kaluar. Ata kanë dhënë një mesazh të qartë para ndeshjes me Lecce.

“Nga klubi te fusha: punoni dhe luftoni për këta njerëz që e dashurojnë çmendurisht Milanin. Koha juaj skadoi, tani tregoni!” ishte mesazhi i Curva Sud, drejtuar ekipit dhe krerëve të klubit, përfshirë pronarin Elliott, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se cila do të jetë paraqitja e Milan në ndeshjen që po luhet aktualisht në ‘San Siro’. /Lajmi.net/