Tifozët e Man Utd e kërkojnë Shaqirin
Tifozët e Manchester Unitedit kanë përzgjedhur yllin kosovar të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri në mesin e përforcimeve që duan t’i shohin në Old Trafford, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Sport
Manchester United ka nevojë për përforcime. Këtë e ka pranuar edhe menaxheri i ri Louis van Gaal pas humbjes 2:1 nga Swansea në Old Trafford, në xhiron e parë të Premierligës.
Dhe, “BBC Sport” ka formuar një sondazh me pyetjen se ‘Kush i nevojitet ekipit tuaj?’. Në të janë duke u përgjigjur një numër i madh i mbështetësve të Manchester Unitedit.
Sipas tyre, në mesin e shumë emrave të përmendur, gjiganti nga Old Trafford ka nevojë edhe për shërbimet e një ylli kosovar. Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri është në mesin e përforcimeve që tifozët e Unitedit duan t’i kenë në ekip.
Por, një gjë e tillë do të jetë vështirë e realizueshme sepse Bayern nuk duket të jetë i interesuar për shitjen e tij.