Tifozët e Fiorentinës s’e harrojnë tradhtinë e sulmuesit serb, e ofendojnë rëndë

Tifozët e Fiorentinës ende nuk e kanë harruar tradhtinë që ua bëri sulmuesi serb, Dusan Vlahoviq. Vlahoviq ishte pjesë e skuadrës së Juventusit në takimin e të dielës mbrëma kundër Fiorentinës në “Artemio Franchi”, përcjell lajmi.net. Tifozeria e Fiorentinës, e frustruar me reprezentuesin serb, i bën një “mirëseardhje” të ngrohtë Vlahoviqit para ndeshjes. Në drejtim…

Sport

06/11/2023 09:35

Tifozët e Fiorentinës ende nuk e kanë harruar tradhtinë që ua bëri sulmuesi serb, Dusan Vlahoviq.

Vlahoviq ishte pjesë e skuadrës së Juventusit në takimin e të dielës mbrëma kundër Fiorentinës në “Artemio Franchi”, përcjell lajmi.net.

Tifozeria e Fiorentinës, e frustruar me reprezentuesin serb, i bën një “mirëseardhje” të ngrohtë Vlahoviqit para ndeshjes.

Në drejtim të tij u dëgjuan ofendime të rënda, e të cilat i ka dëgjuar edhe vet Vlahoviq.

Ky i fundit në një moment nisi të qeshte.

“Ti je cigan, je cigan” – jehuan brohoritjet anti-Vlahoviq në stadiumin e Fiorentinës.


Vlahoviq para Juventusit, ishte pjesë e Fiorentinës për disa sezone.

Ndryshe, Juventusi fitoi 0:1 kundër Fiorentinës, në kuadër të ndeshjes së Serie A./Lajmi.net/