Tifozët e Atleticos fyejnë Marcelon
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ishte cak i fyerjeve racore nga tifozët e rivalit të qytetit, Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Copa del Rey, në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma. Ylli brazilian nuk u paraqit në fitoren e Los Blancos me rezultat 3:0 por u fye derisa ishte duke u ngrohur para…

Sport
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ishte cak i fyerjeve racore nga tifozët e rivalit të qytetit, Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Copa del Rey, në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma.
Ylli brazilian nuk u paraqit në fitoren e Los Blancos me rezultat 3:0 por u fye derisa ishte duke u ngrohur para sektorit të tribunës ku qëndronin tifozët mysafirë që iu drejtuan: “Marcelo, eres un mono” (Marcelo, je një majmun).
Më mirë nuk shpëtoi as biri i tij në tribuna të cilit tifozët e Atleticos iu drejtuan: “Marcelo nuk është babai yt”, dhe “Shpresojmë që babai yt të vdes”.
Asnjëri nga klubet nuk i ka komentuar fyerjet, por skena të tilla janë bërë të shpeshta në stadiume anembanë Spanjës, që ka grumbulluar një listë të gjatë të incidenteve.