Saktësisht 365 ditë më parë, në Prishtinë erdhën disa nga yjet e futbollit anglez, bashkë me ta edhe një pjesë e mirë e tifozëve, për ndeshjen kualifikuese në Evropian kundër Kosovës, shkruan lajmi.net.
Pikërisht në atë kohë çështja e racizmit ishte kryefjala në futboll, sidomos në rajonin ballkanit, kur tifozët malazezët e fyen në mënyrë raciste futbollistin anglez Raheem Sterling.
Por Kosova ia dëshmoi krejt të kundërtën anglezëve në përgjithësi me pritjen fantastike që ia bëri në rrugën e kryeqytetit dhe në stadium gjatë ditës së ndeshjes.
Kjo i ka lënë shumë mbresa tifozëve anglezë, të cilët edhe pse kanë kaluar një vit, vazhdojnë ta kujtojnë pritjen e mrekullueshme që iu bë në Prishtinë.
Përndryshe, Anglia nuk pati mëshirë për Kosovën brenda fushës, duke e mposhtur me rezultat 4:0 në ”Fadil Vokrri”. /Lajmi.net/