“Tifozat Kuq e Zi” e bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi

Tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi” ka njoftuar se do të jenë në stadium për ta ndejkur ndeshjen Shqipëri – Serbi, e cila zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Kjo është hera e parë në njëzet e një vite që grupi do të mungojë në një përballje të tillë të Kombëtares shqiptare në…

Sport

02/06/2025 23:32

Tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi” ka njoftuar se do të jenë në stadium për ta ndejkur ndeshjen Shqipëri – Serbi, e cila zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kjo është hera e parë në njëzet e një vite që grupi do të mungojë në një përballje të tillë të Kombëtares shqiptare në shtëpi, sipas tyre, për shkak të trajtimit të padrejtë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” më 7 qershor 2025. Të dy kombëtaret, Shqipëria dhe Serbia, bëjnë pjesë në Grupin K të zonës UEFA, bashkë me Anglinë, Letoninë dhe Andorrën.

“Tifozat Kuq e Zi” janë shprehur se nuk janë përfshirë fare në procesin e shitjes së biletave për këtë ndeshje, për shkak të një “shorti të rremë”, që sipas tyre është përdorur për t’i favorizuar agjencitë turistike dhe rrjete të mbyllura interesash.

“TIFOZAT KUQ E ZI NUK DO TË JENË NË STADIUM! Për herë të parë që nga themelimi, tash e 21 vite, nuk do të jemi në stadium për të përkrahur Kombëtaren tonë. Në fakt, kjo është hera e dytë. Herën e parë më 14.10.2014, nuk na lanë serbët (v.j.). Tash më 07.06.2025, nuk po na lejojnë miqtë e serbëve (v.j.) (FSHF), dhe atë në shtëpinë tonë. Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët tanë u organizuan për të siguruar bileta në sektorin tonë tradicional, këtë herë nuk morëm pjesë në farsën e organizuar me pretekstin e një “shorti” të rremë. Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm. Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithpërfshirje, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite. Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro. Është e paimagjinueshme që një familje shqiptare mesatare, një prind me bashkëshorten dhe dy fëmijë, të duhet të paguajë rreth 600 euro për të ndjekur një ndeshje, aq sa kushton një javë pushime në qershor. Kjo është politika përjashtuese e Federatës Shqiptare të Futbollit: nëse nuk je i pasur, nuk ke vend në stadium. Por jo të gjithë jemi milionerë si Presidenti i FSHF-së dhe rrethi i tij. Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë e udhëtimit dhe politikanët, por vetëm BESNIKËT e përjetshëm JO. Diçka e tillë nuk është parë kurrë”, ka shkruar ky tifo-grup. Le të fitojë njëherë Kombëtarja”.