“Ti që thu e ka lyp vet, je ma tmerr”, Ylli Limani reagon ndaj rastit të përdhunimit
Ylli Limani ka bërë një postim lidhur me përdhunimin e 15 vjeçares.

ShowBiz
Ndonëse nuk kishin mundësi t’i bashkohen protestës në Tiranë qytetarë të shumtë kanë reaguar përmes postimeve në rrjete sociale lidhur me përdhunimin e 15-vjeçares, shkruan lajmi.net.
Së fundmi ka reaguar edhe Yll Limani për këtë rast, ai ka publikuar një fotografi nga protestat e organizuara ku thotë se më janë ata persona që bëjnë vajzën fajtore.
“Ti që thu “e ka lyp vet”, ti je ma tmerr se dhunuesi. Ti që menon që ngacmimi, prekja e padëshirume, presioni ose kërcënimi për me kry
marëdhënie s’jon abuzim seksual, lista o hala ma e gjatë… Leni qikat rahat, edukoni djemt“, është shprehur ai. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CBDiVcfA5dI/