“Ti po vuan për diçka”, Donaldi i drejtohet Palomës gjatë transmetimit live

Paloma dhe Donaldi kanë sqaruar sërish mosmarrëveshjen e tyre.

ShowBiz

15/10/2021 21:35

Paloma ishte ajo e cila kishte nisur debatin si arsye e një veprimi të Donaldit, shkruan lajmi.net.

Ishte momenti, kur ajo ishte zgjedhur e preferuara e publikut dhe Donaldi kishte bërë një reagim i cili nuk i kishte pëlqyer Palomës.

Ndërkohë, gjatë debatit sonte live në Big Brother VIP u sqarua sërish situata e krijuar mes tyre, derisa Donaldi shtoi se Paloma po vuan diçka.

Tutje, u aludua se ajo po xhelozon për raportin e Donaldit dhe Semit i cili është shumë i afërt që nga hyrja e dyshes në BBV./Lajmi.net/