Thyhet Van Dijk, driblohet pas 65 ndeshjeve

Është thyer ‘miti’ i Virgil van Dijk, mbrojtësit që nuk u driblua për më shumë se një sezon.

Sport

04/08/2019 18:39

Kandidati kryesorë për ‘Topin e Artë’, së bashku me Lionel Messin, Virgil Van Dijk, është dribluar sot për herë të parë, pas 65 ndeshjeve.

Në ndeshjen e vlefshme për ‘Community Shield’, Van Dijk është dribluar nga ylli i Manchester City, Gabriel Jesus.

Sipas statistikave, holandezi është dribluar për herë të fundit në muajin mars të vitit 2018.

Në këtë ndeshje, ishte skuadra e Man City ajo që triumfoi, pas ekzekutimit të penalltive. /Lajmi.net/