Thyhet supermarketi CONAD në Prishtinë
Mbrëmë është thyer një lokal i rrjetit të supermarketeve CONAD, i cili ndodhet në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.
Lajme
Për rastin është informuar Policia e Kosovës, e cila ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka mësuar lajmi.net.
Sipas burimeve të redaksisë janë identifikuar katër persona të cilët morën pjesë në aksionin e vjedhjes, derisa policia është vënë në ndjekje të tyre.
Nga hetimet e para është vërejtur së është thyer kasaforta me para, janë vjedhur të gjitha pakot me cigare dhe disa gjësende të tjera, sipas policisë. /Lajmi.net/
