Thyhet rekordi i ajrit të ndotur në Prishtinë

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë alarmante.

Lajme

03/12/2018 20:22

Këtë mbrëmje qytetarët e Prishtinës po përballen me ndotjen më të lartë të ajrit, raporton lajmi.net.

Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane për cilësinë e ajrit, në orën 19:00 ndotja ka arritur në 493 PPM.

Kjo shkallë llogaritet të jetë më e larta deri më tani prej kur kanë filluar të përdoren mjetet për ngrohje.

Ajri i ndotur sonte është tejet i rrezikshëm, prandaj edhe nuk këshillohet që të dilni pa maska nëpër qytet. /Lajmi.net/