Thyhet marrëveshja mes Atletico dhe Real Madrid – pritet spektakël në merkato

Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë shkelur një marrëveshje që kishin mes klubeve.

Sport

07/06/2022 12:20

Real Madrid dhe Atletico Madrid nuk bënin lëvizje për lojtarët e njëra-tjetrës në periudhat e afateve kalimtare.

Megjithatë, raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se pas disa takimeve së fundmi është arritur marrëveshja që pakti të prishet, përcjell lajmi.net.

Kësisoj, edhe Real Madridi, edhe Atletico Madrid do të synojnë të përforcohen me lojtarë të njëra-tjetrës.

Një nga emrat që po lakohet bashkë me këto raportime është ai i Joao Felix.

Mbetet të shihet se çfarë lëvizje do të bëjnë skuadrat, pas shkeljes së paktit. /Lajmi.net/