Thyen banesën e një femre në Prishtinë nga ku vodhën gjëra me vlerë, policia arrin t’i ndalojë të dyshuarit

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë. Sipas informacioneve viktimës femër i është  thyer banesa ku i janë vjedhur: orë dore, stoli ari dhe një qelës i veturës. Lidhur me rastin, njësitet policore kanë arritur që të ndalojnë veturën e dyshimtë me targa të Shqipërisë në të cilën gjendeshin tre…

Lajme

14/03/2025 09:01

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Sipas informacioneve viktimës femër i është  thyer banesa ku i janë vjedhur: orë dore, stoli ari dhe një qelës i veturës.

Lidhur me rastin, njësitet policore kanë arritur që të ndalojnë veturën e dyshimtë me targa të Shqipërisë në të cilën gjendeshin tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë.

Të njëjtit janë arrestua, ndërsa gjënsendet e gjetura në veturë janë sekuestruar.

Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/