Thirrjet ‘UÇK’, mjekë dhe infermier në dritare, gazetarë të shumtë, siguri e lartë – Vizita e Thaçit te babai i sëmurë që mori jehonë të madhe

Vizita e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është përcjellur me vëmendje të madhe në opinionin publik, ku qytetarë, mjekë, infermierë, gazetarë dolën në pritje të tij kur ai zbriti nga vetura e Speciales për t’u futur në QKUK. Për më shumë se tri orë, Thaçi pati mundësi ta vizitojë babanë e tij në gjendje të…

Lajme

13/03/2025 16:49

Vizita e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është përcjellur me vëmendje të madhe në opinionin publik, ku qytetarë, mjekë, infermierë, gazetarë dolën në pritje të tij kur ai zbriti nga vetura e Speciales për t’u futur në QKUK.

Për më shumë se tri orë, Thaçi pati mundësi ta vizitojë babanë e tij në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili po trajtohet në klinikën Interne në QKUK.

Gjykata Speciale e liroi Thaçin për të ardhur në Kosovë, ndërsa ky i fundit ka përshëndetur qytetarët e shumtë që u mblodhën para QKUK-së për ta parë sot.

Babai i Thaçit po vazhdon të trajtohet në QKUK brenda disa kohësh, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot në mëngjes është “blinduar” e tëra nga forcat e shtuara policore, kjo pasi pasi aty arriti ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim në kuadër të Speciales në Hagë erdhi pas disa kërkesave radhazi që kishte bërë për të vizituar babain e tij.

Jashtë spitalit, qindra persona kishin ardhur për ta përshëndetur.

Gjatë gjithë kohës kishte thirrje “UÇK, UÇK”.

Në lidhje me kthimin e tij sot në Kosovë janë deklaruar edhe nga Specialja, ku u tha se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë është humanitare.

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”./Lajmi.net/