Thirrjet raciste në Kumanovë, Krasniqi: Kryeministri në ikje i Kosovës, mban përgjegjësi morale dhe politike për këtë klimë anti-shqiptare që po thellohet
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar në lidhje me thirrjet raciste kundër shqiptarëve qe i kanë bërë në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar. Ai ka thënë se thirrjet “vdekje për shqiptarët” e “dhoma gazi për shqiptarët”, janë të rënda, të papranueshme dhe dëmtojnë bashkëjetesën…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar në lidhje me thirrjet raciste kundër shqiptarëve qe i kanë bërë në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar.
Ai ka thënë se thirrjet “vdekje për shqiptarët” e “dhoma gazi për shqiptarët”, janë të rënda, të papranueshme dhe dëmtojnë bashkëjetesën në këtë shtet dhe përtej tij.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoni të Veriut dhe partnerë vendimtar në rrugën euroatlantike, prandaj edhe gjuha e urrejtjes ndaj tyre është thellësisht kundër vlerave demokratike e evropiane që duhet t’i bashkojnë këto popuj.
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, sepse heshtja konsiderohet miratim. Ashtu si një tjetër heshtje që po bëhet gjithnjë e më zhurmshme: ajo e Kryeministrit në ikje të Kosovës, që si kumbara i kësaj qeverie në Shkup, mban përgjegjësi morale dhe politike për këtë klimë anti-shqiptare që po thellohet dita-ditës. Dinjiteti dhe mirëqenia e çdo komuniteti nuk janë të negociueshme. Heshtja përballë gjuhës fashiste është qëndrim – andej dhe këndej kufirit! Shqiptarët kanë bërë shumë për këtë shtet, dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: