Thirrja e Kurtit për hetimin e EXIT Polleve në media, reagon AGK: Përbëjnë sulm të hapur ndaj lirisë së medias

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar organet e drejtësisë dhe sigurisë që të hetojnë tri EXIT Pollet e publikuara në tri televizione për zgjedhjet lokale. AGK e ka parë me shqetësim këtë thirrje, ndërsa ka thënë se mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin…

Lajme

13/10/2025 16:13

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar organet e drejtësisë dhe sigurisë që të hetojnë tri EXIT Pollet e publikuara në tri televizione për zgjedhjet lokale.

AGK e ka parë me shqetësim këtë thirrje, ndërsa ka thënë se mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin për Zgjedhjet dhe rregulloren e KPM-së, dhe se sipas AGK-së nuk ka pas asnjë ndërhyrje në procesin zgjedhor nga ana e mediave.

“AGK-ja i vlerëson si shumë të rrezikshme thirrjet e Kurtit për hetime pas publikimit të këtyre Exit Polleve, pasi që ato përbëjnë sulm të hapur ndaj lirisë së medias. Exit Pollet kanë histori të gabimeve edhe në shumë vende të tjera demokratike, duke përfshirë SHBA-të në vitin 2016. AGK-ja e fton zotin Kurti dhe partinë e tij që të mos ndërhyjë dhe të mos bëjnë presion ndaj mediave gjatë punës së tyre për mbulimin e zgjedhjeve”, ka shkruar AGK. /Lajmi.net/ 

Reagimi i plotë: