“Thirreni seancën”- Ke çu dosje në Speciale, marre të vie” – Deputetët e PDK-së me thirrje për Donika Gërvallën kjo u thotë “mos bëni filma”

Deputetët e PDK-së, kanë hyrë sërish brenda sallës së Kuvendit të Kosovës ku edhe po kërkojnë thirrjen e seancës. Ata i janë afruar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke kërkuar nga ajo që të thërrasin seancës si parti fituese e zgjedhjeve. “Thirreni seancën, shko në teatër, lej përrallat”, dëgjohen teksa thërrasin deputetët e PDK-së. Gërvalla…

Lajme

12/08/2026 12:21

Deputetët e PDK-së, kanë hyrë sërish brenda sallës së Kuvendit të Kosovës ku edhe po kërkojnë thirrjen e seancës.

Ata i janë afruar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke kërkuar nga ajo që të thërrasin seancës si parti fituese e zgjedhjeve.

“Thirreni seancën, shko në teatër, lej përrallat”, dëgjohen teksa thërrasin deputetët e PDK-së.

Gërvalla vazhdonte t’i pyeste ata se “pse s’po vini në takim”.

Debat i ashpër dhe i zëshëm po vazhdon në mes deputetëve të PDK-së dhe Gërvallës.

Po ashtu deputetët kanë nisur të brohorasin edhe “UÇK”.

Pas kësaj deputeti Behrami “ke çu dosje në Speciale, marre duhet me të ardhë. Mashtruese”deklaroi Artan Behrami.

“Mos rrej, mos më kallxo mua gjakun e UÇK-së, mos bëni film hajdeni në takim” deklaroi Gërvalla./Lajmi.net/

YouTube player