Thiago Silva reagon pas shortit të Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva ka reaguar pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës.

Sport

19/03/2021 16:53

Thiago Silva edhe pse nuk mundi të kontribuonte në fushë ndaj Atletico Madridit, ai ishte tejet i angazhuar nga tribunat, shkruan lajmi.net.

Mbrojtësi brazilian po shkëlqen në Stamford Bridge, përkundër moshës së tij ai po regjistron paraqitje të mira. Kjo ka bërë që Chelsea të mendojë vazhdimin e kontratës së tij edhe për një vit.

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, Chelsea do të ndeshet me Porton. Por Silva zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram për të dhënë një mesazh.

“Mezi pres zhvillimin e raundit tjetër, Porto – Chelsea”, kishte shkruar Silva në rrjetin e tij social./Lajmi.net/