Thiago Silva pas triumfit në Ligën e Kampionëve: Tek PSG-ja kur eliminoheshim fajësohesha unë
Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva ka folur për Paris Saint Germain.
Sport
Thiago Silva nuk harroi të flasë për ish-klubin e tij, Paris Saint Germain pas fitimit të Ligës së Kampionëve me Chelsean, shkruan lajmi.net.
Braziliani tregoi se në PSG ekzistonte presion për ta fituar trofeun dhe shpeshherë faji hidhej mbi të.
Mbi të gjitha ishte presioni që kishim në PSG për të fituar Ligën e Kampionëve sa herë që eliminoheshim”, tha ai.
“Ishte për të ardhur keq, unë kam bërë gjithçka për atë skuadër, u mundova të jap gjithçka por fatkeqësisht nuk munda ta dërgoj Ligën e Kampionëve në Paris”, shtoi ai.
“Shpresoj që ata do ta bëjnë këtë ëndërr në realitet, kam lënë shumë shokë aty. Në vitin e parë këtu, Tuchel ka ndryshuar gjithçka, për gjashtë muaj ai ndryshoi mentalitetin e skuadrës”, tha Silva.
Ai në fund nuk harroi të flasë edhe për ish-menaxherin e Chelseat, Frank Lampard.
“Është e rëndësishme të flasim edhe për Frank Lampard, pa të do të ishte e vështirë të merrnin Thiago Silvan. Falënderoj atë që më solli tek Chelsea, jam vërtet i kënaqur dhe shpresoj që edhe ai të jetë”, përfundoi Thiago Silva./Lajmi.net/