Thiago Silva i hapur për rikthimin te Milan

Thiago Silva mund të kthehet te skuadra e Milan.

Sport

06/04/2020 23:40

Mbrojtësi brazilian, Silva, i cili aktualisht luan me skuadrën e Paris Saint Germain, mund të bëjë një rikthim në ‘San Siro’.

Sipas agjentit të lojtarit, Paulo Tonietto, një rikthim në ‘San Siro’ asnjëherë nuk përjashtohet nga tavolina.

“Në futboll gjihthçka është e mundut, por ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndodhë pas pandemisë”, ka thënë Tonietto, transmeton lajmi.net.

“Ai (Silva) ka një admirim të madh për Milan, vitet e tij aty mbesin më të mirat në karrierë. Ai e di se ka afekt të madh te tifozët”, ka shtuar agjenti.

Silva është në muajt e fundit të kontratës së tij me PSG, dhe Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm për të. /Lajmi.net/