”Thiago nuk i përshtatet sistemit të Klopp”

Thiago Alcantara është paralajmëruar se ai mund të mos përshtatet me "Premierligën dhe stilin e lojës së Jurgen Klopp", me Christian Ziege duke sugjeruar se qëndrimi te Bayern Munich duhet të favorizohet përpara një kalimi në Liverpool.

Sport

09/07/2020 14:08

Një transferim në ‘Anfield’ për spanjollin vazhdon të spekulohet përpara afatit tjetër të transferimit.

Bayern nuk ka qenë në gjendje ta bind Thiagon për rinovim, me kontratën e tij aktuale që skadon në verën e vitit 2021, transmeton lajmi.net.

Më duhet të them se e dua këtë lojtar”, i tha Ziege CaughtOffside.

“Ai është një lojtar fantastik, por nuk jam i sigurt se ai përshtatet në Premierligë  dhe stilin e të luajturit të Klopp”.

“Unë mendoj se ku është, Bayern Munich, është një vend i mirë për të. Ose mbase një ekip spanjoll”, tha ish-lojtari i Reds. /Lajmi.net/