Thiago Alcantara te Liverpool? Klopp nuk mohon asgjë

Jurgen Klopp është pyetur lidhur me Thiago Alcantaran.

Sport

11/09/2020 16:55

Tash e disa javë, Thiago Alcantara vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Liverpool.

Mesfushori ka zgjatur pushimet e tij, duke mos u kthyer te Bayern, për të rritur kështu spekulimet.

Lidhur me lojtarin është pyetur edhe Jurgen Klopp, ky i fundit që ka refuzuar të hedh poshtë spekulimet.

“Nuk mund t’iu jap fund spekulimeve derisa merkatoja vazhdon të jetë e hapur. A kam thënë se Thiago është lojtar i mirë? E kam thënë qysh moti”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Është mirë që lidhemi me të, por kjo është e tëra. Ai është lojtar i mirë, Liverpooli është klub i madh, por nuk kam më shumë për të thënë”, shtoi gjermani.

Në Gjermani raportohet se nuk ka kthim prapa për Thiagon te Bayern, por vonesat po vijnë nga Liverpool. /Lajmi.net/