Theu masat ndaj koronavirusit/ Kim Jong Un merr masë ekstreme, pushkatohet në publik 50-vjeçari

Një burrë në Korenë e Veriut ka thyer rregullat e koronavirusit dhe është ekzekutuar në publik.

Bota

04/12/2020 14:15

Burri i akuzuar për kalim ilegal kontrabandë të kufirit të mbyllur me Kinën, u qëllua për vdekje në 28 nëntor, duke u bërë shembull për të frikësuar njerëzit që të respektojnë rregullat e pandemisë, raporton Daily Mail.

Koreja e Veriut pretendon se në vend nuk ka asnjë rast me Covid-19.

Regjimi i Kim Jong-un ka sjellë “masa jashtëzakonisht të larta të karantinës emergjente” dhe trupat janë urdhëruar të gjuajnë shkelësit në kufirin kinez.

“Ata bënë një ekzekutim publik duke qëlluar për të kërcënuar banorët në zonën kufitare, sepse ka pasur shumë kontakte me njerëz në anën tjetër të kufirit, duke përfshirë shumë kontrabandë”, ka thënë një burim vendor për mediat e huaja.

Personi i ekzekutuar mësohet se është diku tek 50 vjeç. Kina është partneri tregtar më i madh i Koresë së Veriut, por se shkëmbimet kanë rënë, për shkak të Covid-19. /Bweb/