Theu derën e banesës së një gruaje dhe tentoi t’ia vë flakën – Policia jep detaje nga rasti në Pejë

Një person në Pejë, ka thyer derën e banesës së një gruaje dhe më pas ka tentuar t;ia vë flakën. Policia ka arritur ta ndalojë atë. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se i dyshuari kishte urdhër mbrojtjës por që të njëjtin nuk e ka respektuar. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Pejë /…

Lajme

02/03/2026 09:21

Një person në Pejë, ka thyer derën e banesës së një gruaje dhe më pas ka tentuar t;ia vë flakën.

Policia ka arritur ta ndalojë atë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se i dyshuari kishte urdhër mbrojtjës por që të njëjtin nuk e ka respektuar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë / 01.03.2026 – 17:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte thyer derën e banesës së viktimës femër kosovare dhe më pas kishte tentuar t’ia vë flakën, mirëpo policia kishte arritur ta ndalojë. I dyshuari kishte edhe urdhër mbrojtës, mirëpo nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/