Therret një femër në galerinë e arteve ‘Art Basel’ – të pranishmit mendojnë se është art (FOTO)
Një gjë e çuditshme ka ndodhur në galerinë e njohur të artit në Miami.

Bota
Një femër është therrë me thikë në Art Basel – galerinë e famshme botërore të artit në Miami, e ndjekur nga të famshëm si e Kylie Jenner, Lenny Kravitz dhe Leonardo DiCaprio – dhe të pranishmit menduan se ishte pjesë e aktit.
Sipas departamentit të Policisë në Miami Beach, një grindje shpërtheu pranë një ekspozitë nga artisti Naomi Fisher dhe një femër u godit me thikë në qafë dhe në krahë, transmeton lajmi.net.
Raportet thonë se një dëshmitar mendonte se gjaku ishte pjesë e një performance të një akti artistik. Edhe pasi policët erdhën, disa mendonin se edhe policia ishte pjesë e shfaqjes.
Policët thonë se femra që ka kryer krimin është arrestuar dhe viktima është trajtuar për lëndime jo-kërcënuese për jetën./lajmi.net