Thernin ilegalisht shpendë, Inspekcioni i gjobit dhe i detyron të pastrojnë Tregun e Automjeteve
Inspekcioni i Komunës së Prishtinës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion në Tregun e Automjeteve, ku janë gjetur disa shitës të cilët thernin shpendë në mënyrë ilegale.
Lajme
Si pasojë e kësaj, Inspekcioni ka marrë masa, ku janë larguar shitësit nga ky treg, transmeton lajmi.net.
Përpos kësaj, të njëjtit janë gjobitur dhe janë detyruar që të pastrojnë këtë pjesë ku ata kanë hedhur mbeturinat.
“Me këtë rast janë larguar shitësit dhe ata që po thernin ilegalisht dhe në kushte absolutisht të papërshtatshme shpendë të ndryshme. Të njëjtit përveç që janë gjobitur, janë detyruar që edhe të pastrojnë hapësirat e tregut të cilat po shfrytëzoheshin për therje si dhe për hedhjen e mbetjeve të shpendëve të therura”, njofton Inspekcioni i Komunës së Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Inspekcionit sot gjatë ditës ka zhvilluar një aksion që kishte për qëllim inspektimin e Tregut të Automjeteve.
Me këtë rast janë larguar shitësit dhe ata që po therrnin ilegalisht dhe në kushte absolutisht të papërshtatshme shpendë të ndryshme. Të njëjtit përveç që janë gjobitur, janë detyruar që edhe të pastrojnë hapsirat e tregut të cilat po shfrytëzoheshin për therrje si dhe për hedhjen e mbetjeve të shpendëve të therrura.
Drejtoria e Inspekcionit, duke pasur parasysh ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tonë sikur edhe të ambientit në Komunën e Prishtinës njofton se gjatë ditëve në vijim, në bashkëpunim edhe me organet tjera kompetente, do të organizojë aksione akoma më të mëdha si dhe do të ndërmarrë veprime edhe më të ashpra të parapara me ligj për të ndaluar veprime të tilla të papërgjegjshme të atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë!./Lajmi.net/