Therje me thikë pas një mosmarrëveshjeje në Gjilan, arrestohen dy persona

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me mjet të mprehtë që dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në Gjilan. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 9 qershor 2026 rreth orës 10:10 në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, ku zyrtarët policorë kanë arrestuar dy persona të dyshuar. Zëdhënësi i Policisë…

Lajme

09/06/2026 11:27

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me mjet të mprehtë që dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në Gjilan.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 9 qershor 2026 rreth orës 10:10 në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, ku zyrtarët policorë kanë arrestuar dy persona të dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur për Lajmi.net se pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, njëri prej tyre dyshohet se e ka sulmuar tjetrin me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Personit të lënduar i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Gjilan. Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar Osmani./Lajmi.net/