Therje me thikë në një lokal në Suharekë, lëndohet një i mitur – arrestohet i dyshuari
Një i mitur ka mbetur i lënduar pas një incidenti me thikë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në Suharekë. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një fjalosjeje mes dy të…
Lajme
Një i mitur ka mbetur i lënduar pas një incidenti me thikë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një fjalosjeje mes dy të miturve.
Sipas Policisë, njëri nga të miturit ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur tjetrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë dhe njësia e forenzikës për të kryer ekzaminimet dhe për të siguruar provat materiale. Rasti po hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
“Sot, më datën 23.07.2026, rreth orës 18:10, është raportuar se në një lokal në Suharekë, pas një fjalosjeje ndërmjet dy të miturve meshkuj, njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur tjetrin, duke i shkaktuar lëndime trupore. Menjëherë pas pranimit të informacionit, Policia ka reaguar duke dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me njësinë e forenzikës, me qëllim të grumbullimit të provave materiale dhe sigurimit të dëshmive. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti”, ka deklaruar Bytyqi./lajmi.net/