Therja me thikë ndaj katër personave në Ferizaj, Galushi: Kërcënim për unitetin dhe stabilitetin e sigurisë për qytetarët e Kosovës

Një person ka therur me thikë katër persona të hënën në Ferizaj, ku viktima kanë qenë dy vajza të mitura dhe dy djem të moshave madhore. Të katër viktimat janë pjesë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe sipas Prokurorisë ky sulm ka baza etnike, shkruan lajmi.net. Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i…

Lajme

14/11/2024 09:46

Një person ka therur me thikë katër persona të hënën në Ferizaj, ku viktima kanë qenë dy vajza të mitura dhe dy djem të moshave madhore.

Të katër viktimat janë pjesë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe sipas Prokurorisë ky sulm ka baza etnike, shkruan lajmi.net.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i LPRK-së, Ergjan Galushi ka reaguar ndaj këtij sulmi dhe e ka dënuar ashpër atë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një krim i motivuar nga urrejtja dhe përçarja, nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.

“Çdo formë dhune që ndodh për shkak të përkatësisë etnike është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut dhe një kërcënim për unitetin dhe stabilitetin e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim. Uroj që institucionet e drejtësisë të veprojnë me shpejtësi dhe profesionalizëm për të siguruar që ky akt makabër të dënohet në mënyrën më të merituar. Ky dënim do të dërgojë një mesazh të qartë dhe të fuqishëm se dhuna e motivuar nga urrejtja etnike nuk do të tolerohet dhe se autorët e këtij krimi do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre”, ka shkruar Galushi në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: