Therja me thikë dje në Prishtinë, Policia njofton se viktimat ishin të mitur

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë ku tre persona janë therur me thikë nda një person tjetër. Policia ka thënë se viktimat nga ky rast janë të mitur dhe pas trajtimit në QKUK, dy nga ta janë liruar e njëri është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. I dyshuari me vendim të…

Lajme

01/05/2025 09:18

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë ku tre persona janë therur me thikë nda një person tjetër.

Policia ka thënë se viktimat nga ky rast janë të mitur dhe pas trajtimit në QKUK, dy nga ta janë liruar e njëri është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

I dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.

“Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë 30.04.2025-13:10 . Pas marrjes së një informate për therje me thikë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në tre persona meshkuj kosovarë  të moshës se mitur të cilët dyshohet se janë therur me mjet të mprehtë –thikë. Të lënduarit janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku pas marrjes së tretmanit dy nga ta  janë liruar, ndërsa njëri prej tyre është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/