Theri me thikë një person në person në Ferizaj, policia arreston të miturin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ku një i mitur është arrestuar nga policia nën dyshimin për vrasje në tentativë. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:50, pas një mosmarrëveshjeje, ku i dyshuari një mashkull kosovar i mitur e ka therur me…

Lajme

25/10/2025 10:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ku një i mitur është arrestuar nga policia nën dyshimin për vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:50, pas një mosmarrëveshjeje, ku i dyshuari një mashkull kosovar i mitur e ka therur me thikë viktimën.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË / Rr. Driton Islami, Ferizaj 24.10.2025 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.