Theret një person në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
Pasditen e të martës një person është therur në Fushë Kosovë. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton lajmi.net. Viktima është dërguar për tretman në QKUK. Postimi i plotë: LËNDIM I RËNDË TRUPOR Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë 16.06.2026-15:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull…
Lajme
Pasditen e të martës një person është therur në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton lajmi.net.
Viktima është dërguar për tretman në QKUK.
Postimi i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë 16.06.2026-15:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vend-ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./lajmi.net/