Theret me thikë një shtetas i huaj në Gjakovë, raportohet se është zyrtar i zyrës së BE-së në Kosovë

Një person, shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Gjakovë, pasi është therur me thikë dhe i janë shkaktuar dy plagë. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka thënë se viktima është dërguar në QKUK dhe rasti po hetohet. “NN.04.11.2025-19:57. Viktima mashkull shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF…

Lajme

05/11/2025 10:08

Një person, shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Gjakovë, pasi është therur me thikë dhe i janë shkaktuar dy plagë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka thënë se viktima është dërguar në QKUK dhe rasti po hetohet.

“NN.04.11.2025-19:57. Viktima mashkull shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë, pasi që i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh. 

Në media është raportuar se viktima nga ky rast është Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49-vjeçar, zyrtar i Zyrës së BE-së, i cili gëzon imunitet diplomatik. Sipas të dhënave fillestare mjekësore, ai ka dy plagë shpuese, një në qafë dhe një në gjoks, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Sheynov nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë dhe deri më tani vendndodhja e ngjarjes, rrethanat dhe autori mbeten të panjohura.

Lajmi.net ka dërguar pyetje tek zyra e BE-së në Kosovë por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje. /Lajmi.net/