Theret me thikë një person në Prishtinë, katër të arrestuar
Mbrëmë ka ndodhur një përleshje mes disa personave në Prishtinë, ku një person është therur me mjet të mprehtë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, duke bërë të ditur se janë arrestuar katër persona. “Mbrëmë nga zyrtarët policor të kryeqytetit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin…

Lajme
Mbrëmë ka ndodhur një përleshje mes disa personave në Prishtinë, ku një person është therur me mjet të mprehtë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, duke bërë të ditur se janë arrestuar katër persona.
“Mbrëmë nga zyrtarët policor të kryeqytetit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë , me ç’ rast, një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët si rezultat i përleshjes. Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit”, thuhet në konfirmim.
Borovci gjithashtu ka njoftuar se dy nga katër të arrestuar janë 18-vjeçar, ndërkaq dy të tjerët 19-vjeçar.
“Ndaj tyre policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet tutje në konfirmim.