Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Një therje me thikë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. “Sot rreth orës 15:00, kemi…

Lajme

02/09/2025 17:25

Një therje me thikë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, tha ajo.