Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i dyshuari
Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:30, shkruan lajmi.net. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar…

Lajme
Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:30, shkruan lajmi.net.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Fehmi Agani në Lipjan. Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Kurse, një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/