Theret me thikë një person në fshatin Poslisht të Prizrenit

Një person është therur me thikë në qendër të fshatit Poslisht të Prizrenit. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shyqeri Bytyqi. Bytyqi ka thënë se vikima është goditur në kraharor nga një 18 vjeçar. derisa viktima është jashtë rrezikut për jetë. “Me date 02.01.2025 rreth ores 16:35 kemi…

Lajme

02/01/2025 21:39

Një person është therur me thikë në qendër të fshatit Poslisht të Prizrenit.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shyqeri Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se vikima është goditur në kraharor nga një 18 vjeçar. derisa viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Me date 02.01.2025 rreth ores 16:35 kemi marre informate se ne emergjencen e spitalit Rajonal eshte duke u trajtuar viktima R. Sh. Mashkull i lindur 1980 nga fshati Poslisht-Prizren. Patrulla policore ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimen i cili ka deklaruar se ne qender të fshatit Poslishte kishte ndodhur nje mosmarrveshje mes tij dhe nje te dyshuari mashkull rreth 18 vjeq te cilin nuk e njihte me emer, nga i cili ishte goditur ne kraheror me mjet te mpreht thik dhe si pasoj kishte marre lendim trupor. Sipas mjekeve viktima eshte jashte rrezikut per jete”, tha Bytyqi.

Ndryshe dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin, një i mitur dhe një i moshës madhore. /Lajmi.net/