Theret më thikë një person në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK – Arrestohen të dyshuarit

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se kanë therur me thikë një person tjetër. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuarit dërgohen në mbajtje. “Ferizaj 23.06.2026 – 12:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima…

Lajme

24/06/2026 09:59

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se kanë therur me thikë një person tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

“Ferizaj 23.06.2026 – 12:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/