Theret me thikë një i mitur në Gjilan

Një person i moshës së mitur është therur me thikë dje në Gjilan.

Lajme

25/02/2021 08:56

Deri te akti ka ardhur pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht. Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/