Theret me thikë një 66 vjeçar në Mitrovicë, i dyshuari në arrati
Rajoni i Mitrovicës sot është tronditur nga dy raste të rënda, një një Vushtrri dhe një në Mitrovicë. Pas një përleshje, një 66 vjeçar është therur me thikë në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai gjithashtu ka njoftuar…

Lajme
Rajoni i Mitrovicës sot është tronditur nga dy raste të rënda, një një Vushtrri dhe një në Mitrovicë.
Pas një përleshje, një 66 vjeçar është therur me thikë në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai gjithashtu ka njoftuar se i dyshuari për rastin, gjendet në arrati.
“Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën ‘Evlia Qelebia’ në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se pas një përleshjeje, lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima, mashkull kosovar rreth 66-vjeçar. I dyshuari gjendet në arrati”, ka deklaruar Zahiti. /Lajmi.net/