Theret 13 herë me thikë kryetarja e një komune në Gjermani, po lufton me jetën

Iris Stalzer, kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në pjesën perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, është gjetur e plagosur rëndë në banesën e saj pas një sulmi brutal me thikë. Mediat gjermane, duke cituar burime të sigurisë, raportojnë se politikanja e Partisë Socialdemokrate (SPD) dyshohet se është therur 13 herë me thikë në stomak nga…

Bota

07/10/2025 15:32

Iris Stalzer, kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në pjesën perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, është gjetur e plagosur rëndë në banesën e saj pas një sulmi brutal me thikë.

Mediat gjermane, duke cituar burime të sigurisë, raportojnë se politikanja e Partisë Socialdemokrate (SPD) dyshohet se është therur 13 herë me thikë në stomak nga një person ende i paidentifikuar, raporton Reuters.

Sipas informacioneve fillestare, djali i saj i adoptuar, 15 vjeç, e ka gjetur Stalzerin të plagosur rëndë në apartament. Politikanja ka deklaruar më pas se ishte sulmuar në rrugë, por kishte arritur të arratisej dhe të kthehej në banesë.

Pas zbulimit të ngjarjes, djali i saj dhe motra e tij 17-vjeçare kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje.

Stalzer është transportuar me helikopter të emergjencës drejt Spitalit Universitar Knappschaft në Bochum, ku po merr trajtim intensiv. Gjendja e saj raportohet të jetë e rëndë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e sulmit./Lajmi.net/