Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri pëson lëndime nga një mjet i mprehtë
Një përleshje fizike mes dy të miturve ka ndodhur sot në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, si pasojë e të cilit ka mbetur i lënduar me mjet të mprehtë njëri. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti. “Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin…
Lajme
Një përleshje fizike mes dy të miturve ka ndodhur sot në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, si pasojë e të cilit ka mbetur i lënduar me mjet të mprehtë njëri.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasjoje e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të ĺënduarit lëndimet i ka pësuar nga një mjet i mprehtë” tha ai.
Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve./Lajmi.net/