Theren me thikë dy persona në Suharekë, arrestohet i dyshuari
Një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë dy persona. Sipas raportit të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, të hënën rreth orës 19:00 dhe u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor”. Njoftimi i plotë: Rr. Brigada 123, Suharekë / 03.11.2025 – 19:00.Është arrestuar i…
                        Lajme
Një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë dy persona.
Sipas raportit të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, të hënën rreth orës 19:00 dhe u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor”.
Njoftimi i plotë:
Rr. Brigada 123, Suharekë / 03.11.2025 – 19:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë dy meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.