Theren me thikë 3 persona në Austri, vdes 26 vjeçari shqiptar (Foto)

Në një zënkë që ka ndodhur në mes të një grupi shqiptarësh pas një çasti argëtimi në një lokal në periferi të Linzit, ka mbetur i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, raporton gazeta austriake “Kronen Zeitung”.

Lajme

04/06/2015 15:53

Krimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa viktima është vrarë nga goditjet me thikë.

Në këtë mbrëmje kanë qenë të pranishëm disa qindra persona. Viktima thuhet se është një person 26-vjeçar, i cili nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në bark.

Një moshatar tjetër i tij për momentin nuk është në gjendje të flasë, ndërsa në pyetje është marrë vetëm 33-vjeçari i cili ka kaluar me plagë më të lehta.

aa

Motivi i zënkës mbetet ende i paqartë. Ende nuk është e qartë nëse në konfliktin me thika kishte edhe pjesëmarrës tjerë përveç sulmuesit dhe viktimave.

Vazhdon të mbetet i panjohur si autori ashtu dhe motivi i vrasjes. Policia nuk përjashton mundësinë që njëri nga të plagosurit të jetë vrasësi.