Theo: Unë bëj gjithçka për këtë ekip

Theo Hernandez ka folur pas fitores së Milanit ndaj Atalantas.

Sport

16/05/2022 08:54

Milani mbrëmë mori një fitore shumë të rëndësishme, ata tashmë janë larg Scudettos për vetëm një pikë.

Ishin Rafael Leoa dhe Theo Hernandez që shënuan për t`ia dhuruar tri pikët e plota ‘Rossonerëve’.

Pas ndeshjes ishte mbrojtësi francez, i cili tha se i pëlqen të luajë për Milanin dhe për këtë ekip bënë gjithçka.

“Unë bëj gjithçka për këtë ekip. Është një mbrëmje vërtetë e pabesueshme me tifozët tanë. Më pëlqen të luaj për Milanin”, tha Theo, përcjell lajmi.net.

Francezi foli edhe për golin e tij, duke e cilësuar si më të rëndësishmin në jetën e tij.

”Shënova një gol të pabesueshëm. Merita i takon të gjithë ekipit dhe gjithashtu tifozëve. Është një mbrëmje e pabesueshme. Është goli më i rëndësishëm i jetës time”.

Milani do të përballet me Sassuolon në ndeshjen e fundit për këtë sezon, me një fitore, apo edhe një barazim do të shpallen kampion së Seria A./Lajmi.net/