Themeluesi i Wikileaks kapet duke luajtur me skateboard në ambasadën ekuadoriane

Julian Assange është kapur duke luajtur me skateboard brenda ambasadës ekuadoriane nga kamerat e sigurisë.

Bota

14/04/2019 20:13

Në video, të marrë nga El Pais, themeluesi i Wikileaks shihet në veshje sportive, gjersa luan me skateboard këmbë-zbathur, transmeton lajmi.net.

Assange duket i zbehtë dhe krejtësisht i çrregulluar në klip.

Wikileaks po përballet me akuza nga ShBA-të për ‘komplot për të kryer ndërhyrje në kompjuterë’, pasi ai botoi dokumentacione të ndjeshme qeveritare në vitin 2010. /Lajmi.net/