Themelorja hedh poshtë kallëzimin penal të Kusarit ndaj Llugaliut
Aktivistja Flutura Kusari ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hudhur poshtë kallëzimin penal që e ka ushtruar ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online. Sipas Kusarit, Prokuroria ka gjetur që nuk ka ngacmim dhe se statuset janë fyerje dhe shpifje, e që për ato duhet ndjekur procedurë civile. “Kam të drejtë të bëj ankesë…

Lajme
Aktivistja Flutura Kusari ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hudhur poshtë kallëzimin penal që e ka ushtruar ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online.
Sipas Kusarit, Prokuroria ka gjetur që nuk ka ngacmim dhe se statuset janë fyerje dhe shpifje, e që për ato duhet ndjekur procedurë civile.
“Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit”, shkruan Kusari.
Postimi i plotë:
“Sapo u njoftova nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që kallëzimi penal ndaj mbështetësit të VV-së dhe të dyshuarin Mentor Llugaliu është hedhur poshtë.
Në deklaratën e tij pranë organeve të ndjekjes, Llugaliu ka deklaru që në 101 postimet ku e përmend ‘Mickojen’ nuk e ka pasur fjalën për mua dhe se ka bërë humor.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka gjetur që nuk ka ngacmim, ndër të tjera sepse:
- Llugaliu nuk më ka kontaktuar direkt (nuk më ka ngacmuar me kontakt direkt)
- 101 postimet e Llugaliut janë kritikë për çështje profesionale ndaj meje dhe nuk janë kërcënim fizik apo frikësim i qëllimshëm
- Statusat janë fyerje dhe shpifje dhe duhet të ndjeket peocedurë civile
- Unë kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re. Hezitimin e kam pasë të bazuar.
Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit.