Themelohen zyrat për ofrim të ndihmës juridike falas, në gjashtë komuna të Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se në gjashtë komuna të Kosovës janë themeluar zyrat mobile për ofrim të ndihmës juridike falas. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se sot ka nënshkruar vendimin për themelimin e gjashtë zyrave mobile në komunën e Podujevës, Klinës, Vushtrrisë, Lipjanit, Shtimes dhe Rahovecit për t’ju ofruar…

Lajme

24/07/2024 14:57

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se në gjashtë komuna të Kosovës janë themeluar zyrat mobile për ofrim të ndihmës juridike falas.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se sot ka nënshkruar vendimin për themelimin e gjashtë zyrave mobile në komunën e Podujevës, Klinës, Vushtrrisë, Lipjanit, Shtimes dhe Rahovecit për t’ju ofruar kështu qytetarëve qasje direkte në ndihmën juridike falas përmes këtyre zyrave.

“Shtrirja e ndihmës juridike falas, qasja në drejtësi dhe mundësitë e barabarta për qytetarët janë qëllim i yni andaj hapja e këtyre zyrave është një hap shumë i rëndësishëm për plotësimin e tyre”, ka thënë Haxhiu. /Lajmi.net/