Thellohet kriza Lukaku-Tuchel, belgu synon rikthimin tek Inter

Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku vazhdon të ketë rikthimin tek Inter si dëshirën kryesore të tij.

Sport

24/02/2022 09:02

Belgu bëri bujë të madhe me transferimin e tij te Chelsea, por me Thomas Tuchel në krye të stolit ai nuk po arrin të gjej formën më të mirë të mundshme.

Raportime nga ‘Gazzetta dello Sport’ bëjnë të ditur se Lukaku vazhdon ta dëshirojë rikthimin te ish-skuadra e tij, Inter, përcjell lajmi.net.

Lukaku ishte temë kryesore muaj më parë kur në një intervistë për mediat italiane fliste për dashurinë e tij ndaj Interit.

Sulmuesi belg ka akoma një shtëpi në Milano dhe mund të kërkojë rikthimin qysh në verë.

Raporti i tij me Thomas Tuchel tashmë është në situatën më të keqe të mundshme, bëjnë të ditur mediat italiane.

Lukaku ka humbur vendin e titullarit te ‘Blutë’, me Tuchel që preferon të luajë me Kai Havertz përpara. /Lajmi.net/